VIDEO | David Vija abonohet me golin, përsëri vendimtar në Japoni

0

David Vija zgjodhi Japoninë për të vijuar karrierën e tij, konkretisht ekipin e Visel Kobes, ku aktivizohet dhe Andres Iniesta e Lukas Podolski. Aventura e spanjollit nuk nisi mirë, pasi në javën e parë ekipi i tij pësoi një disfatë 1-0, ndërsa tashmë, duket se ajo humbje është lënë pas.

Pasi fituan një javë më parë në shtëpi ndaj Segan Tosus së Fernando Torresit, me golin e David Vijës, tashmë, Kobe merr një tjetër fitore, këtë herë në transfertë ndaj Vegalta Sendait, me shifrat 1-3. Një ndeshje, e cila u përmbys nga miqtë, ku golin e dytë e shënoi David Vija.

“El Guaje” shënoi pa u mbushur ende një minutë lojë nga pjesa e dytë, duke udhëhequr ekipin e tij te fitorja e dytë. 37-vjeçari finalizoi bukur një aksion të nisur nga e majta. Ky ishte goli i dytë për Vijën pas tre javësh kampionat.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.