VIDEO | Çmim dhe sherr, Bakaj mbetet i njëjti në Bjellorusi

Sezoni i dytë i Elis Bakajt në Bjellorusi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra e tij, Shaktar Soligorsk, kryeson kampionatin pas gjashtë javësh kampionat, ku sulmuesi shqiptar ka luajtur rol kyç.

Paraqitjet e mira të Bakajt i kanë bërë që sulmuesi shqiptar të shpallet lojtari i muajit prill nga Federata Bjelloruse e Futbollit.

Mirëpo, krahas talentit të pamasë të 31-vjeçarit në Bjellorusi kanë filluar të zbulojnë një tjetër anë të Bakajt: gjaknxehtësinë.

Në takimin e Kupës ndaj Isloç Minsk, sulmuesi i Soligorskut u bë protagonist i një përplasje fizike me lojtarët e ekipit kundërshtar. Rastësia solli që dy skuadrat të ndesheshin sërish në kampionat pas pesë ditësh. Kësaj radhe Bakaj qëndroi në stol përgjatë të gjithë takimit.

Trajneri e justifikoi mungesën duke thënë se kishte pësuar një dëmtim të lehtë, por ndoshta ky episod në videon e mëposhtme mund të ketë qenë një arsye më shumë për ta lënë Bakajn pushim në këtë ndeshje ku lojtarët e skuadrës kundërshtare do të kishin motivim ekstra kundër tij.

https://www.instagram.com/p/Bw7huowgKfk/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *