VIDEO | Çmenduri madrilene, Atletiko me një këmbë në çerekfinale

Ka përfundua  kryendeshja e mbrëmjes së sotme në “Wanda Metropolitano” , ku Ateltiko Madrid ka mposhtur Juventusin pastër 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit më tej.

Pjesa e parë mes Atletikos dhe Juventusit ishte e qetë, me të dyja skuadrat që menduan të mos pësonin gol. Juventusi e nisi disi më mirë sfidën dhe Kristiano Ronaldo tronditi portën e spanjollëve me një goditje dënimi. Gjithsesi, Oblak bëri gjithçka mirë dhe shmangu rrezikun.

Atletiko u rrit me kalimin e minutave dhe mori frenat e lojës. Diego Kosta ishte një rrezik konstant për mbrojtjen juventine gjatë gjithë fraksionit të parë të lojës, madje fitoi dhe një 11-metërsh, por me rishikimin e VAR-it, u shndërrua në goditje dënimi. Pjesa e parë mes dy gjigantëve europianë u mbyll e bardhë pa gola.

Në minutën e 70-të Atletiko arriti të zhbllokojë shifrat me anë të Alvaro Moratës, i cili shënoi me kokë pas pasimit të Filipe Luis, por festimet e spanjollëve u ndalën pas konsultimit me sistemin VAR, ku dukej qartë, që sulmuesi shkakton një faull ndaj Kielinit.

Gjithsesi, ekipi i Simeones nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të, përpjekjet dhe rastet e tyre u shpërblyen, kur Hose Maria Himenez shënoi golin e avantazhit në zhvillimet e një goditje nga këndi. Festë e çmendur e “El Cholos” dhe e gjithë stadiumit.

Katër minuta më vonë, ishte përsëri një mbrojtës, i cili u tregua vendimtar për vendasit. Diego Godin, shënoi në minutën e 83-të golin e dytë, duke tronditur Juven. Në zhvillimet e një goditje dënimi, kapiteni i Alteikos u tregua këmbëngulës dhe shënoi golin e dytë.

UEFA Champions League
Faza e 1/8-ave
 Atletiko Madrid – Juventus  2-0
Shënues: Himenez 78′, Godin 83′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online