VIDEO | Siti konfirmohet ekip anormal, përmbys Shalken me 10 lojtarë

Në Gjermani është mbyllur ndeshja e çmendur mes Shalke 04 dhe Mançester Sitit, ku u shënuan plot pesë gola. Sfida ka nisur e vrullshme, me “Citizens”, të cilët krijojnë raste dhe me vendasit nga Gelsenkirshen, të cilët mundohen të rezistojnë.

Pikërisht në minutën e 18-të, përpjekjet e Sitit u shpërblyen, teksa një gafë në mbrojtje e Shalkes, solli golin e parë të ndeshjes, me autor Serxho Agueron. Argjentinasi mori një pasim nga David Silva dhe me portën e boshatisur zhbllokoi rezultatin.

Gjithsesi, pavarësisht golit të pësuar, ekipi nga Gelsenkirshen ka reaguar menjëherë, ku në minutën e 38-të ka baraspeshuar shifrat me anë të Nabil Bentaleb. Ky i fundit shënoi nga pika e bardhë, teksa 11-metërshi u akordua pas konsultimit me sistemin VAR.

Sidoqoftë, asgjë nuk përfundoi këtu. Shtatë minuta më vonë, ishte përsëri gjyqtari, i cili akordoi tjetër 11-metërsh në favor të Shalkes. Përsëri, te pika e bardhë u paraqit Nabil Bentaleb, i cili u tregua i saktë, duke kaluar në avantazh të tijtë.

Pjesa e dytë, ishte akoma më e çmendur se ajo e para, teksa Siti mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Otamendit. Gjithsesi, ekipi i Guardiolës arriti të reagonte në mënyrë të pabesueshme edhe pse me një lojtar më pak, duke përmbysur gjithçka.

Fillimisht, ishte një perlë e Leroi Sane, i cili i shënoi ish-ekipit të tij, ndërsa në fund ishte radha e Rahim Stërling, i cili çmendi në festë ekipin e tij. Kështu, Siti hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit më tej.

UEFA Champions League
Faza e 1/8-ave
Shalke 04 – Mançester Siti 2-3
Shënues: Bentaleb 38′ (pen.), 45′ / Aguero 18′, Sane 85′, Sterling 90′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online