Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati gëzohen fitores së marrë sot në transfertë. Dy sulmuesit shqiptarë ishin titullarë në sfidën e Lokomotivës së Zagrebit, që triumfoi 1-2 ndaj Rudes. Në fakt këto tre pikë ishin detyrim, pasi luanim me skuadrën e vendit të fundit dhe lufta për në Europë është ashpërsuar.
Sokol Cikalleshi është rikthyer të luajë titullar, por Akhisarpor është mposhtur në shtëpi 1-2 nga Antaljaspor. Miqtë realizuan dy herë që në pjesën e parë, ndërkohë që sulmuesi kavajas ishte protagonist me një asit në minutën e 58-të. Goli i Barbosës hapi ndeshjen, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Pushkash Akademi ka mposhtur 1-0 Mezokovesd Zsori, ndeshje në të cilën sulmuesi Liridon Latifi qëndroi 90 minuta në stol. Ndryshe situata për mbrojtësin Herdi Prenga, që po luan rregullit me skuadrën e Riga në Letoni. Kryesuesit e RFS e kanë mposhtur skuadrën e mirditorit me rezultatin 3-1.