Nexhipi: Ruajmë boshtin për sezonin e ardhshëm, mendohen 3-4 afrime

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka folur për Supersport para ndeshjes së verilindorëve kundër Tiranës, ku tha se kjo do të jetë një sfidë shumë delikate. Po ashtu, Nexhipi foli edhe për sezonin e ardhshëm, objektivat e verilindorëve dhe merkaton:

Mendoj që Partizani ka një përparësi shumë të madhe sa i takon pikëve. Normale, kur matematika na mban në garë, nuk duhet të dorëzohemi. Ndeshja e sotme përballë Tiranës është shumë delikate dhe duhet të japim maksimumin që të marrin pikët e plota.

Të them të drejtën, këtë sezon ne si Kukës nuk kemi pasur shumë fat me dëmtimet. Kemi pasur shumë dëmtime dhe kjo ka qenë gjëja më vendimtare për mua. Normale që edhe stadiumi ka të bëjë. Këto kanë qenë vendime në fillim të sezoni, për stadiumin them. Këto gjëra kanë ndikuar.

Sezoni i ardhshëm? Normal, kemi filluar të mendojmë dhe për sezonin tjetër. Kemi një trajner që sapo ka ardhur në ekip, që e njeh ekipin. Duhet ta mbyllim sa më mirë këtë sezon. Sa i takon sezonit tjetër, duhet të ruajmë këtë bosht lojtarësh, pasi kemi shumë kualitet në skuadër. Nuk duhet të ketë shum largime dhe aty ku mendon trajneri Gjoka për të ndërhyrë, do të ndërhyjmë. Por them se nuk do të ketë më shumë se 3-4 ndërhyrje në verë.

Stadiumi i ri? Të them të drejtën, unë them që për sezonin e ardhshëm të ndjekim shembullin e Partizanit, që i ka luajtur të gjitha ndeshjet në “Selman Stermasi”. Për mua duhet të jemi pritës te stadiumi i Kamzës, të bazohemi tek ai vend, pasi ka shumë tifozë Kukësi atje. Stadiumi jonë nuk besoj se do të bëhet as sezonin tjetër”, përfundoi Nexhipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online