VIDEO: Çiçarito shënon me dorë dhe Uest Hemi fundos Ranierin!

0

Sa vijnë  e shtohen hallet për Fulhemin e Klaudio Ranierit. Ekipi londinez u mund në derbin ndaj “fqinjëve” të Uest Hem me rezultatin  3 – 1. Tani ekipi i teknikut italian e gjen veten në vendin e parafundit të tabelës së kampionatit anglez. Skuadrës londineze i duhet të rikuperojë një diferencë prej tetë pikësh për të shpëtuar nga rënia.

  GOLI ME DORË I ÇIÇARITOS

 

Fulhemi e filloi siç duhet ndeshjen me një gol të Rajan Babel që në minutën e tretë, por të zotët e shtëpisë do të barazonin me anë të meksikanit Çiçarito. Sulmuesi i Uest Hem shtyu topin me dorë drejt portës së kundërshtarëve. Fatkeqësisht për Fulhemin sistemi VAR nuk përdoret ende në Angli.

Pa u mbyllur pjesa e parë Uest Hemi përmbysi rezultatin me anë të Diop, ndërsa Antonio shënoi golin që vulosi fitoren e vendasve gjatë kohës shtesë. Humbja e tretë radhazi për Fulhemin dhe me siguri pozitat e Ranierit janë lëkundur jo pak pas këtij 90 minutëshi.

Uest Hem 3 – 1 Fulhem

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.