Valdet Rama, sulmuesi anësor i Kukësit, ka folur së fundmi për faqen zyrtare të klubit dhe fillimisht tema kanë qenë përgatitjet të Ohër. “Deri tani kemi punuar shumë mirë. Kanë qenë edhe stërvitjet të rënda. Kjo është një normale në këtë periudhë të përgatitjeve. Po bëhemi gati për Europa League dhe kemi përballë një skuadër që është shumë e fortë. Ndaj duhet të punojmë”, thotë sulmuesi.
Kukësi, në rast se kalon Debrecenin përballet me Torinon. Gjithsesi Rama thekson se fokusi duhet të jetë te hungarezët: “Të them të drejtën nuk mendoj për Torinon. Për momentin vetëm për Debrecenin duhet të mendojmë të kalojmë. Shpresojmë t’ia dalim me sukses”.
Sulmuesi flet edhe për periudhën e kaluar te Kukësi: “Besoj se kanë qenë 6 muaj të mirë. Normalisht nuk kanë shkuar gjërat siç duhet në kampionat, por me Kupën që e morëm në fund bëmë detyrën më së miri dhe ishte diçka pozitive”. Në fund, në lidhje me të ardhmen, ai shtoi: “Kam akoma kontratë dhe do flasim me drejtuesit dhe të vendosim se çfarë do të bëjmë”.
RITI – Mbrëmjen e djeshme, afrimet e Kukësit në merkato kanë pasur mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre në të kënduar. Sikurse ndodh zakonisht, ata kënduar nga një këngë para shokëve të skuadrës dhe ato momente janë shoqëruar me të qeshura. Sigurisht te Kukësi i kanë marrë të tregojnë vlerat në fushë.