VIDEO | Brazili përmbys Çekinë, Argjentina vuan me Marokun

Argjentina dhe Brazili kanë triumfuar në miqësoret e sotme. Albiçelestët mundën Marokun me vetëm një gol, që u shënua nga Korrea, i hedhur në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë. Mesfushori u tregua i saktë me një goditje nga brenda zonës dhe e detyroi portierin kundërshtar ta nxirrte topin nga rrjeta. Sikurse dihet, Lionel Mesi nuk ishte i gatshëm për këtë ndeshje. Ajo që bie në sy në këtë takim është dominimi i Marokut në mbajtjen e topit, ndërkohë që edhe në të tjera statistika ata rivalizuan hapur me Argjentinën.

Brazili ka mundur me përmbysje Çekinë dhe skuadra amerikano latine ka bërë një ndeshje të mirë. Pavelka arrit të shënojë një gol mjaft të bukur në afërsi të zonës dhe pjesën e parë Brazili e mbylli në disavantazh. Pjesa e dytë nisi me gol. Katër minuta nga nisja, një gafë e çekëve u shfrytëzua bfa Firmino, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Në fund të takimit Neres shërbeu saktë për Gabriel Zhesus, i cili nuk e pati të vështirë të kalonte në avantazh Brazilin. I njëjti lojtar arriti të realizonte edhe golin e tretë, madje pas një aksioni model.

MIQËSORE – E MARTË, MË 26 MARS

Marok-Argjentinë 0-1
Shënues:
Korrea 83’

Çeki-Brazil 1-3
Shënues:
Pavelka 37’ / Firmino 49’, Gabriel Zhezus 83’, 90′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *