VIDEO | Bindet Starova, Teko afrimi i radhës te Laçi

Laçi ka bërë edhe një tjetër zyrtarizim, teksa nga Pogradeci ku kurbinasit ndodhen para miqësores me Kukësin, ka nënshkruar kontratën që e bën bardhezi mesfushori Teldiano Zhunior. I njohur me emrin sportiv Teko, 24-vjeçari prej disa kohësh po testohet te kurbinasit.

“CV”-ja e tij nuk është brilante, por në kampin bardhezi janë bindur t’i ofrojnë një marrëveshje mesfushorit, i cili ka nënshkruar për tre vite. Teko do të jetë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova për ndeshjet me Hapoel Ber Sheva në Europa League.

Më parë te Laçi kanë firmosur edhe Rudolf Turkaj, Aleksandar Ignjatoviç, Kirian Nuabueze, Renato Spahiu dhe Aleksandros Zaimi, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të bërë edhe ndonjë lëvizje tjetër në hyrje. Largimet kanë qenë të shumta dhe stafi teknik pret sërish afrime para nisjes së sezonit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online