Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim në transfertën ndaj Atletiko Bilbaos. Skuadra baske rezultoi një “kockë e fortë” për katalanasit, ashtu siç ka ndodhur shpesh në përballjet midis këtyre dy skuadrave.
Leo Mesi qartazi nuk ishte në ditën e tij më të mirë, ndërsa mungesa e mesfushorit brazilian Artur ishte e dukshme, sidomos po të marrësh parasysh paraqitjen zhgënjyese të Arturo Vidal.
Ky rezultat fut në garën për titull Real Madridin, që tani është e sheh veten në vend të dytë me 6 pikë diferencë nga katalanasit.