Bernard Berisha po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë me skuadrën e Akhmat Groznit. Pas katër golave në miqësore, sulmuesi shqiptar vazhdon të impresionojë, kësaj radhe në kampionat.
Në takimin mes Akhmat Groznit dhe Krasnodarit, i vlefshëm për javën e parë të kampionatit rus, Berishës iu deshën vetëm 28 minuta për të shënuar, me anë të një kthese shumë të bukur. Edhe pse nuk bëri goditjen perfekte, sulmuesi u ndihmua dhe nga një pasiguri e portierit, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.