Behar Ramadani ka djegur shaminë e beqarit. Mesfushori shkodran ka vendosur t’i japë fund beqarisë gjatë ditës së diele në një ceremoni të bukur. Nuk mungonin shokët e skuadrës, të cilët kanë krijuar një atmosferë shumë të veçantë.
Sibora quhet bukuroshja me të cilën 29-vjeçari ka vendosur të kalojë jetën. Gëzimi, muzika dhe kërcimi e vallet e shumta shoqëruan dasmën e ish-lojtarit të Luftëtarit.
Ramadani e mbylli me bluzinjtë pas katër viteve në Gjirokastër. Kontrata e tij përfundoi, tani është një lojtar i lirë dhe pret ofertën e duhur për të vijuar karrierën e tij.