Tenisti numër një i renditjes botërore Novak Xhokoviç është mundur në gjysmëfinalen e “Qatar Open” nga Roberto Bautista Agut. Tenisti spanjoll, i cili renditet i 24-ti në renditjen e përgjithshme botërore befasoi duke fituar duelin me rezultatin 3-6 7-6 (8-6) 6-4.
Në finalen e turneut Bautista Agut do të ndeshet me tenistin çek Tomas Bërdysh, i cili mundi në dy sete italianin Marko Çeçinato.
Siempre fiable @BautistaAgut. Siempre luchando. Tumba a Djokovic y se mete en la final del ATP de Doha. pic.twitter.com/Fgebc1nkTI
— Wilson Tenis España (@WilsonTenisEsp) January 4, 2019
Novak Xhokoviç do të rikthehet sërish pas 10 ditësh në turneun Grand Slam, “Australian Open”. Tenisti nuk e fiton këtë turne prej tri vitesh, por kësaj radhe vjen si favorit absolut.