Shpesh kemi parë baste të ndryshme midis futbollistëve, si dhe premtime nga më të ndryshmet në rast se një objektiv arrihet të bëhet realitet. Erik Lamela, argjentinasi që aktivizohet me Totenhem, së bashku me portierin Paolo Gazaniga, që të dy argjentinas, kanë vënë një bast përpara finales së madhe të “Copa Libertadores”.
Lamela, njihet si një mbështetës i River Plejt, pasi lojtari ka dhe një të kaluar me argjentinasit, ku dhe u bë i njohur në arenën evropiane. 26-vjeçari ka vënë një bast me shokun e tij të skuadrës, portierin Gazaniga, ku Lamela ishte për River Plejtin si fituese të Libertadores, ndërsa portieri për Bokën.
Qëllimi i bastit ishte që kush lojtar do të humbiste, do i duhej të qethte flokët. Humbësin besoj e kuptuat të gjithë, pasi River Plejt është kurorëzuar kampione e Amerikës së Jugut, ndërsa Lamela ka nisur punën. Argjentinasi ka postuar një video, ku shfaqet duke qethur Gazanigën, si për të treguar bastin e fituar dhe përmbushjen e premtimit nga ana e shokut të tij të skuadrës.
And on the subject of ex-River players, @ErikLamela won a Libertadores bet with Boca supporting Spurs teammate Paulo Gazzaniga [via @SC_ESPN]pic.twitter.com/rHAjWJ2udD
— Peter Coates (@golazoargentino) December 13, 2018