Janë luajtur sot ndeshjet e javës së parafundit të kampionatit spanjoll. Kryesuesit e Barcelonës morën tri pikët me një fitore me shifrat 2-0 ndaj Getafës, që humb vendin e katërt ndaj Valencias, pasi këta të fundit fituan 3-1 ndaj Deportivo Alaves, dhe për të siguruar biletën për në Champions-in e vitit të ardhshëm i mjafton të fitojnë ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj një Real Vajadolidi të pamotivuar.
Barcelona luajti thuajse me më të mirët, duke dominuar totalisht ndaj Getafes, ndërsa Arturo Vidal shënoi golin e parë dhe Lionel Mesi shtoi të dytin në fund, goli i 34-t në kampion për argjentinasin, Këpuca e Artë e Europës.
Real Madrid pësoi një humbje 3-1 në transfertën baske kundër Real Sociedad. Një karton i kuq i qendërmbrojtësit Vajeho bëri që loja të merrte tatëpjetën. Një detaj tjetër interesant i këtij takimi ishte dhe lënia jashtë grumbullimit të sulmuesit uellsian Gareth Bejl nga ana e trajnerit Zidan.
Në pjesën e poshtme të tabelës, llogaritë janë të përfunduara me Hueskën, Rajo Vajekanon dhe Zhironën që do të rikthehen në Segunda Divizion. Këta të fundit mbahen ende në lojë nga matematika, por duhet një mrekulli e padëgjuar më parë që të ndërrojnë vendin me Seltën e vendit të 17-të, që në avantazh të saj një golevarazh 6+ dhe një ndeshje të lehtë në letër.
Barcelona 2 – 0 Getafe
Real Sociedad 3 – 1 Real Madrid
Valencia 3 – 1 Deportivo Alaves
Zhirona 1 – 2 Levante
Betis 2 – 1 Hueska
Atletiko Madrid 1 – 1 Sevija
Bilbao 3 – 1 Selta Vigo
Vijareal 1 – 0 Eibar
Rajo Vajekano 1 – 2 Real Vajadolid