VIDEO | Ballkani ndal Llapin, Drita “blindon” vendin e katërt

Llapi nuk ia ka dalë të mposhtë Ballkanin në shtëpi. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1dhe ekipi nga Podujeva numëron 4 pikë më pak se Feronikeli kryesues, që pret nesër ekipin e Trepça ’89 në shtëpi.

Pikë e mirë për miqtë, të cilët renditen në vendin e gjashtë me 29 pikë. Ballkani shënoi shumë shpejt. Jetmir Topalli gjeti golin që në minutën e pestë, ndërsa Llapi barazoi shumë vonë. Mentor Zhdrella u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke i dhuruar një pikë ekipit të tij me golin e shënuar në minutën e 84-t.

Drita nuk u ndal as kundër Lirisë. Fitorja e katërt rresht për kampionët në fuqi, të cilët mposhtën 2-0 ekipin nga Prizreni. Filonit Shaqiri gjeti golin e avantazhit 11-të minuta përpara fundit, ndërsa Betim Haxhimusa vulosi fitoren gjashtë minuta më vonë.

Ky trepikësh e ngjit Dritën në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Liria qëndron e parafundit me 24 pikë. Ndeshja midis Drenicës dhe Ferizajt u mbyll ashtu si nisi. Pikë e rëndësishme për miqtë, të cilët e kanë marrë vetën pas rikthimit të Sokolit në stol.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 23

E shtunë, më 16 mars, ora 14:00

Drenica-Ferizaj 0-0

Drita-Liria 2-0
Shënues: Shaqiri 79’, Haxhimusa 85’

Llapi-Ballkani 1-1
Shënues: Zhdrella 84’ (pen) / Topalli 5’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online