Timue Bakajoko bëri një sezon shumë të mirë te Milani si i huazuar, por te skuadra e Çelsit, asgjë nuk shkon mbarë për ish-mesfushorin e Monakos. Kur erdhi nga skuadra e principatës, Bakajoko ishte një nga mesfushorët më të mirë në botë, por te Blutë e Londrës ka bërë paraqitje për t’u harruar.
Nën urdhrat e Frenk Lampard, një nga ish-mesfushorët më të mirë në botë, pritej që Bakajoko të përmirësohej dhe t’i jepej një tjetër shans në Londër dhe pikërisht kështu ka ndodhur. Lampard e aktivizoi në miqësoren e sotme, por sërish Bakajoko bëri një sfidë për t’u harruar përballë një kundërshtari modest.
E për t’i vënë kapakun një paraqitje skandaloze, francezi bën një gabim amatoresk, duke e pasur topin jashtë, pa pasur presing dhe duke qenë i qetë në mesfushë. E ardhmja e tij duket shumë larg Çelsit…
Bakayoko yafu kill me oo!! Have been trying to support him lately but dis pass is something else ??pic.twitter.com/JV9dEMCApk
— R?????_JR (@vj_Raheem) July 13, 2019