VIDEO | Bajerni hedh pas krizën, Dortmundi i pandalshëm

Janë mbyllur thuajse shumica e ndeshjeve të javës së tetë në Bundesligën gjermane. Borusia e Dortmundit vijon ecurinë e saj fantastike në kampionat, teksa likuidoi me tre gola në vetëm 25 minuta Shtutgartin në transfertë. Bajerni i Mynihut më në fund u rikthye te fitorja, ku triumfoi në fushën e Volfsburg me rezultatin 1-3.

Leverkusen ndërkohë vijon momentin e errët në këtë fillim sezoni, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim në fund ndaj Hanover në shtëpi, me shifrat 2-2. Sukses për Hofenhaim në transfertë ndaj Nurenberg me përmbysje, ndërsa Augsburg dhe Lajpcig u ndanë pa gola.

Bajerni i Mynihut më në fund është rikthyer për të hedhur pas krizën e javëve të fundit, teksa triumfoi pastër 1-3 në transfertën e Volfsburgut. Golat për bavarezët u shënuan nga Levandovski, i cili shënoi një dopietë, si dhe Hames Rodrigez. Skuadra e Kovaç ngjitet në vendin e dytë me këtë fitore dhe qëndron katër pikë pas kryesuesve të Dortmund.

Borusia e Dortmundit triumfon me poker ndaj Shtutgartit, në një transfertë jo të lehtë. Djaloshi i momentit, Xhejdon Sanço, hapi serinë e golave pas vetëm tre minutave lojë. Rojs e Alkaser në minutat 23 dhe 25, i dërguan verdhezinjtë me avantazhin e tre golave në dhomat e zhveshjes. Më pas të besuarit e Lusien Favre administruan mjaft mirë, teksa në minutën e 85-të, ishte Filip ai që mbylli çdo gjë në 0-4.

Një javë e tetë që gjithashtu mori dhe ngjyra kuqezi, pasi dy lojtarë shqiptarë ishin titullarë me ekipet e tyre, madje Florent Muslija arriti dhe të shënonte golin e parë me fanellën e Hanoverit. Rexhbecaj po ashtu ishte titullar në humbjen e Volfsburg ndaj Bajern, ku u zëvëndësua në minutën e 71-të me Junus Mali.

BUNDESLIGA / Java e tetë
Bajer Leverkusen-Hanover 2-2
Shënues: Bender 34’, Belarabi 90+4’ / Muslija 25’, Felipe 54’
Augsburg-Lajpcig 0-0
Nurenberg-Hofenhaim 1-3
Shënues:
Berens 18’ / Nelson 50’, 57’, Szalai 67’
Shtutgart-Borusia Dortmund 0-4
Shënues: Sanço 3’, Rojs 23’, Alkaser 25’, Filip 85’
Volfsburg-Bajern Mynih 1-3
Shënues: Vegorst 63’ / Levnadovski 30’, 49’, Hames 72’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online