Golden State Warriors janë një hap larg finales së madhe, pasi kanë fituar edhe ndeshjen e tretë të serisë së finaleve të Konferencës së Perëndimit. Kampionët në fuqi mposhtën sërish me përmbysje Portland Trail Blazers me shifrat 99-110. Vendasit e nisën më mirë, teksa në gjysmën e parë të takimit shënuan 13 pikë më shumë. Warriors ishin shumë lart në periodën e tretë dhe e kthyen ndeshjen në favor, për ta përmbyllur të gjithë sfidën me sukses.
Stephen Curry është lideri në mungesë të Kevin Durant. Plot 36 pikë të shënuar nga ylli i kampionëve, i cili duhet thënë se ka pasur një mbështetje të madhe nga Klay Thompson (19 pikë, 5 asiste, 5 rebound) dhe Draymond Green. Ky i fundit regjistroi “triple-double” me këto shifra: 20 pikë, 12 asiste, 13 topa të rikuperuar në tabelë.
NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË PERËNDIMIT
Portland Trail Blazers- Golden State Warriors 99-110 (0-3)
(29-27, 37-26; 13-29; 20-28)
#DubNation @StephenCurry30 (36 PTS, 6 3PM) scores 30+ for the 4th straight game as the @warriors come back from 18 down to win Game 3! #StrengthInNumbers #NBAPlayoffs
Game 4: Monday (5/20), 9pm/et, ESPN pic.twitter.com/nxUiYBCl6t
— NBA (@NBA) May 19, 2019