VIDEO | Autogoli më i çuditshëm? “Perla” vjen nga Italia

Palermo mundi dje me rezultatin 3-0 Askolin, por nuk është ky lajmi. Goli i parë, ose më saktë autogoli që zhbllokoi sfidën tërhoqi vëmendjen. Filipo Perukini bëri të paimagjinueshmen në minutën e 28-të të takimit.

Pas një pasimi të marrë nga njëri prej shokëve të skuadrës, portieri i Askolit merr topin dhe rrotullohet në tentativë për të shmangur lojtarin kundërshtar. Si portierët, që përgjithësisht në lojën me këmbë janë dobët, Perukini e dërgoi topin në portën e tij.

Video e goli po bën xhiron e internetit dhe sigurisht që shumëkush është habitur se si portieri i Askolit e ka realizuar atë autogol. Imagjinoni të kishte ndodhur në Shqipëri çfarë do të kishte ndodhur…

https://twitter.com/SoyCalcio_/status/1078397520110407681

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *