Djemve të Diego Simeones i ka mjaftuar pjesa e parë për të siguruar fitoren kundër Getafes në shtëpi. I zakonshmi Grizman dhe Saul ishin autorët e fitores së radhës dhe diferenca me Barçën kryesuese (udhëton nesër drejt Zhironës) është vetëm dy pikë për momentin.
Grizman kaloi vendasit në avantazh në minutën e 27-të. Tomas zhvilloi një aksion të bukur dhe pasoi për francezin, i cili lëshoi një diagonale të bukur. Goli dhjetë në kampionat për Grizman, ndërsa Saul mbylli ndeshjen pas dhjetë minutash.
Aksion shumë i bukur i Atletikos dhe Saul përfiton pas një grushtimi të portierit mik për të dyfishuar rezultatin. Ndeshja nuk pati më gola, ndërsa Getafe u ndëshkua me dy kartonë të kuq në minutat e fundit, duke e mbyllur ndeshjen me nëntë lojtarë.
Atletiko Madrid – Getafe 2-0
(Grizman 27’, Saul 37’)