Atletiko Madrid nuk ka gabuar në shtëpi dhe ka triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Leganes, duke çuar përkohësisht diferencën me Barcelonën e vendit të parë në vetëm katër pikë.
Pjesa e parë nisi me një Atletiko sulmuese, por që në shumicën e rasteve nuk u tregua e saktë për të finalizuar mundësitë e krijuara. Kështu, 45 minutat e para u mbyllën pa gola me shifrat 0-0.
Në fraksionin e dytë, ekipi i Simeones e nisi mjaft vrullshëm sfidën dhe në minutën e 50-të fitoi një 11-metërsh. Te pika e bardhë u paraqit Saul Nigez, i cili fillimisht gaboi, por korrigjoi duke shëuar pas topit të kthyer nga portieri.
Më pas, deri në fund madrilenët administruan mjaft mirë rezultatin dhe morën tri pikë me mjaft vlera.