Arsenali ka mundur Fiorentinën 3 – 0 në miqësoren e zhvilluar sot në SHBA. Protagonist i kësaj sfide ishte sulmuesi me origjinë ganeze Edi Nketia. 20-vjeçari shënoi dy gola në këtë 90 minutësh, ku në fund mori dhe lëvdata nga trajneri Unai Emeri.
“Këto janë shanse që unë po i jap të rinjve të tregojnë veten. Sezonin e kaluar nuk pati shumë minuta dhe në menduam ta huazojmë në Gjermani, por kjo nuk ndodhi. Ai opsion është ende i mundhshëm, por me paraqitje si kjo e sotmja Edi (Nketia) po më bind që ta mbaj këtu edhe për sezonin tjetër”, the Emeri në fund të ndeshjes.
Arsenal 3 – 0 Fiorentina
Shënues: Nketia 15’, 65’, Uillok 89’
https://www.youtube.com/watch?v=vSgn3gb4Orc