VIDEO | Arsenali pa mëshirë, shkërmoq Bornmuthin dhe sheh vendin e tretë

Arsenali ka shkatërruar Bornmuthin mbrëmjen e sotme, teksa ka triumfuar me shifrat 5-1. Një fitore që e çon në kuotë e 56 pikëve ekipin e Emeri, vetëm katër më pak se vendi i tretë, që mbahet nga Totenhemi.

Sfida nisi menjëherë me gol për “topçinjtë”, të cilët kaluan në avantazh me anë të Mesut Ozil, i cili shënoi vetëm pas katër minutash.

Në minutën e 27-të përsëri protagonist ishte Ozil, i cili asistoi për Mkitarjan, me armenin që shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Gjithsesi, Bornmuth rihapi sfidën me golin e Muset, i cili shënoi tre minuta pas golin të Mkitarjan, duke çuar shifrat në 2-1, rezultat që qëndroi në fuqi deri në fundin e pjesës së parë.

Njësoj si në fillim të ndeshjes, Arsenali shënoi në fillimin e pjesës së dytë, ende pa u mbushur dy minuta. Në zhvillimet e një goditje dënimi, Mkitarjan krosoi në zonë dhe gjeti të lire, Kosielnin, i cili çoi shifrat në 3-1.

Në minutë e 59-të, i zakonshmi Obamejang iu bashkua listës së golashënuesve, teksa shënoi golin e katërt për “topçinjtë”, ku përsëri njeriu asist ishte Mkitarjan.

Shifrat u thelluan akoma më shumë në minutën e 78-të, pas golit të Lakazet, i cili erdhi nga stoli dhe ekzekutoi mjaft mirë një goditje dënimi për të çuar shifrat në 5-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online