VIDEO: Arsenali ekip mediokër, edhe kundërshtari qesh me lot

Arsenali humbi mundësinë për ta mbyllur sezonin në një vend mes katër më të mirave në Premier League, pasi u ndal në një barazim befasues 1-1 përballë Brajtonit në “Emirates”. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit kryesor, Pierr Emerik Obamejang, “Topccinjtë” nuk ia dolën që të merrnin tri pikët, duke i dhënë lamtumirën një vend për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Menjëherë pas ndeshjes, tifozët londinezë “pushtuan” rrjetet sociale me ofendime nga më të ndryshmet kundrejt lojtarëve të Arsenalit, duke treguar qartë se janë të acaruar me atë që skuadra e tyre e zemrës dha në fushën e lojës. E për t’i hedhur edhe më tepër benzinë zjarrit, u publikua dhe një video e futbollistit të Brajtonit, Ives Bisouma, i cili është duke qeshur me aq sa ka fuqi kur shikon lojtarët e Arsenalit të shtrirë në fushën e lojës. Një video që u bë menjëherë virale në “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online