Pordenone feston me rekordin që nuk e kanë as gjigantët e Europës

Mançester Siti, Liverpuli, Barcelona e Juventusi? Ekipe fantastike në kampionatet përkatës, që kanë pasur një ecuri impresionuese, por ekziston një ekip që ka bërë më mirë se ata.

Bëhet fjalë për Pordenonen, klub modest nga Seria C italiane, që u bë i famshëm në dhjetor 2017, kur pas një ecurie të shkëlqyer në kupë sfidoi Interin në San Siro dhe u eliminua vetëm nga penalltitë, duke fituar simpatinë e gjithë Italisë, edhe për faktin se në rrjetet sociale klubi është fantastik, me postime plot humor e ironi.

Tani Pordenone ka realizuar ëndrrën, është ngjitur në Serinë B italiane për të parën herë në histori.

Për ta bërë edhe më të bukur këtë festë, një rekord unik: asnjë humbje jashtë fushe këtë sezon, në 17 transferta! Skuadra e drejtuar nga Atilio Teser ka fituar 8 herë e barazuar 11 herë jashtë fushe, asnjë klub në vendet e mëdha në Europë nuk ia ka dalë mbanë, në të gjitha nivelet profesioniste (Angli, Spanjë, Itali apo Francë).

Deri tani Pordenone mburrej me një slogan autoironik: “Nuk kemi qenë kurrë në B!”, por tani doli tjetri: “Nuk jemi mundur kurrë jashtë fushe!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online