Karlo Ançeloti dëshiron të ndërtojë një Napoli me baza të forta për të ardhmen. Gjetja e elementëve cilësorë dhe të rinj në moshë është objektivi kryesor i Napolit. Drejtuesit dhe trajneri kanë një preferencë dhe ai quhet Federiko Valverde. Uruguaiani i talentuar është pjesë e Realit të Madridit dhe aktivizohet në rolin e qendërmesfushorit.
Drejtori sportiv i Napolit, Kristiano Xhuntoli, është takuar me agjentin e lojtarit, duke marrë informacion për dëshirën e tij dhe kërkesat e klubit. Reali e vlerëson kartonin e lojtarit 18-20 milionë euro, ndërsa të dy klubet kanë marrëdhënie të mira midis tyre.
Valverde është aktivizuar me ekipin e dytë të “Los Blancos”, ndërsa këtë sezon ka ardhur kalimi tek ekipi i parë. Si ish-trajnerët Valverde dhe Solari, ashtu edhe Zidan, i kanë besuar minuta 20-vjeçarit latin. Ai numëron deri më tani 20 prezenca, të ndara në këtë mënyrë: 11 ndeshje në kampionat, 4 në Champions dhe 5 në Kupën e Mbretit. Valverde ka zhvilluar 9 ndeshje me kombëtaren e Uruguait, duke shënuar edhe një gol.