Një ngjarje mjaft e pazakontë ka ndodhur në futbollin brazilian. Në takimin midis Vasko De Gamës dhe Flamengos u desh ndërhyrja e ambulancës për të transportuar në spital një lojtar, i cili mbeti pa ndjenja pas një kontakti të fortë fizik.
Por, pas ardhjes së mjetit në fushën e lojës nuk po ndizej dhe u desh ndihma e futbollistëve të të dyja skuadrave, të cilët shtynë ambulancën derisa ajo u ndez.
Në përfundim të takimit, kapiteni i Flamengos, Rever, u shpreh se kurrë më parë nuk i kishte ndodhur një episod i tillë, video e të cilit po bën xhiron e botës.