Luftë te Prishtina, Plisat ofendojnë rëndë trajnerin Josa

Prishtina ka harruar të fitojë. Pas barazimit në fushën e Ballkanit, këtë fundjavë skuadra kryeqytetase u frenua në shtëpi nga Ferizaj. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 0-0, me “bunkerin” e ndërtuar nga miqtë që funksionoi më së miri.

Një rezultat që e zbret Prishtinën në vendin e katërt në renditje, me 8 pikë pas katër ndeshjeve. Por, edhe pse distanca me Flamurtarin kryesues mund të rikuperohet lehtë, lufta me rivalët për titullin është e hapur dhe skuadra ende nuk e njeh humbjen, në radhët e kryeqytetasve ka plasur lufta.

Edhe pse sezoni sapo ka nisur, pozitat e trajnerit Mirel Josa duken mjaft të lëkundura. Kjo mbi të gjitha prej kontestimeve të ashpra të tifozëve. Situata kaloi në ekses pas barazimit me Ferizajn, ku grupimi i mirënjohur “Plisat” e kanë sharë drejtuesin e stolit me fjalë nga më të rëndat, duke arritur deri te përmendja e familjarëve.

Ofendimet e hapura kundër trajnerit, mund të bëjnë që klubi por edhe vetë drejtuesi i stolit të rishikojnë pozitat e tyre. Tek e fundit, sa kuptim do të kishte të vazhdohej një bashkëjetesë, ku asnjëra nga palët nuk është e lumtur?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online