VIDEO | 5 minutat e çmendura angleze, cirk në “Anfield”

Liverpuli dhe Arsenali po dhurojnë spektakël në stadiumin “Anfield”. Në harkun e pesë minutave u shënuan tre gola. Fillimisht “topçinjtë” dolën të parët me golin e Maitland-Najls, i cili në minutën e 11-të shtyu drejt rrjetës një top fantastik të shërbyer nga nigeriani Aleks Iuobi.

Nuk vonoi reagimi i Liverpulit, që pas dy minutash barazoi rezultatin me anë të Firminos, i cili i ndihmuar nga një devijim i topit me trupin e Mustafit, i ngeli vetëm të shtynte topin në portën e boshatisur.

Sulmuesi brazilian shënoi golin e dopietës në 16-tën. Kësaj radhe nuk i la gjë në dorë fatit, duke dribluar në mënyrë fantastike Mustafin dhe Sokratis dhe i vetëm përballë Lenos nuk kishte si të gabonte, duke realizuar një ndër golat më të bukur të karrierës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online