Vidal si në ëndërr: Dua të tregoj pse më mori Barcelona!

Arturo Vidal u nxor në shitje nga Bajerni i Mynihut dhe ishin disa klubet që tentuan ta afronin në skuadër. Në fund ishte Barcelona që nënshkroi me mesfushorin e Kilit. Një eksperiencë e re për mesfushorin, i cili nuk fshihet dhe tregon se është shumë i lumtur që ka bërë këtë zgjedhje.

“Jam shumë i lumtur, është një ëndërr. Dua shumë që të nis përgatitjet me shokët e skuadrës, të vesh fanellën e këtij klubi të madh dhe të bëj gjëra të rëndësishme”, u shpreh fillimisht Vidal, që më tej ka theksuar se te Barcelona ka shkuar për të fituar çdo trofe të mundshëm.

“Dua të fitoj gjithçka, shpresoj të arrijmë objektivat. Kam ardhur për të fituar të gjithë trofetë, do të lë jetën në fushë për ta arritur këtë”, shton mesfushori. Te Barcelona do të ketë mundësinë të luajë me emra të mëdhenj të futbollit. “Dua të luaj me Mesin, Luis Suarez dhe Serxho Buskets… Ata janë të gjithë lojtarë të mëdhenj”, tha Vidal.

Mesfushori nuk e mbyll me kaq, teksa në fund deklaroi: “Shpresoj që t’i jap shumë guxim skuadrës, shumë zemër, para dhe mbrapa. Dua që të tregoj se pse kanë nënshkruar me mua. Jam shumë i lumtur, dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur, të fitoj gjithçka dhe ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online