Shkëmbi “fle i qetë” tani, mbrojta është dubluar

Teuta do kërkojë që të mos përjetojë stresin e dy viteve të fundit, kur vetëm në fund durrsakët siguruan qëndrimin në Kategorinë Superiore. Në Durrës besojnë se kanë bërë një punë të mirë në merkato, teksa kanë afruar elementë të rinj dhe me eksperiencë.

Mbrojtja vjet ka qenë një nga pikat më të dobëta, teksa vetëm Lushnja e vendit të fundit kishte pësuar më shumë. Durrsakët pësuan 58 gola në 36 ndeshje dhe normalisht që edhe do të kishin vështirësi në kampionat.

Gjatë kësaj vere është punuar që të përforcohet mbrojtja dhe janë disa afrimet e bëra. I pari ishte Edison Ndreca, i marrë nga Besëlidhja. Ka luajtur më parë në Superiore me Laçin dhe së bashku me Esin Hakajn do luftojnë për një vend titullari për krahun e majtë të mbrojtjes.

Për krahun djathtë u gjet zgjidhja në janar. Gjorgjievski ka bindur, kurse Beqja është një opsion në raste emergjence. Trajneri Shkëmbi për në qendër do të ketë në dispozicion dy lojtarë si Osmani e Bicajt, të dy të afruar gjatë merkatos së verës.

Në ekip ka mbetur edhe Silvester Shkalla, ndërkohë që alternativa të tjera janë Amer Duka dhe Jurgen Vogli, të cilët kanë qenë me ekipin në Ohër përgjatë fazës përgatitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online