Vidal në Spanjë, por supergjoba e ndjek nga Gjermania

Eksperienca e Arturo Vidalit te Barcelona sapo ka nisur dhe nuk është se po shkon gjithçka vaj, sepse mesfushori kilian ka luajtur shumë pak dhe ka shkaktuar polemika me veprimet e tij, duke mos e fshehur pakënaqësinë për uljen në stol.

Ndërkaq, një lajm i keq për Vidalin edhe nga Gjermania, ku luante deri sezonin e shkuar, duke qenë protagonist me Bajernin, por edhe një rebel i vërtetë, me sjellje që nuk i pëlqenin aspak klubit bavarez, çka çoi te largimi i tij për shifra modeste për futbollin që po jetojmë.

Tabloidi bavarez tz.de raporton se Vidal është dënuar nga një gjykatë gjermane me 800.000 euro gjobë, pasi mori pjesë në një sherr në diskotekën Münich Crowns Club, më 17 shtator 2017. Së bashku me Arturon ishte edhe vëllai Sandrino, i gjobitur me 18.000 euro.

Mesfushori i Bajernit në atë kohë keqtrajtoi dy persona, duke i goditur në kokë e qafë, ndërsa hodhi edhe një gotë drejt tyre.

Për fatin e keq të Vidalit, kamerat e sigurisë regjistruan gjithçka dhe tani Vidal duhet të paguajë 80 këste nga 10.000 euro secili, por të paktën ka evituar telashe më të mëdha, sepse në raste të tilla rrezikohet edhe burgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online