VIDEO | Bolt më i shpejti në botë? Pretendohet se një futbollist ia kalon

Usaim Bolt është njeriu më i shpejtë në planet. Xhamajkanik ka fituar shuam medalje ari, por ka vendosur dhe rekorde botërore, me të cilat krenohet me të drejtë. Atleti ka shprehur dëshirën që të jetë një futbollist profesionist, madje ka nisur që të angazhohet në disa klube, por ende nuk është federuar si një futbollist profesionist.

Nëse Bolt do të konkurrojë me futbollistët, siç duket dhe këta të fundit mund ta rivalizojnë 32-vjeçarin. Në ndeshjen mes Francës dhe Gjermanisë, Kilian Mbape bëri një “shpërthim” në minutën e nëntë, duke i mahnitur të gjithë. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të plasë diskutimi nëse Mbape mund ta kalojë dhe rekordin e Bolt.

E vërteta është se kalimi i 19-vjeçarit ishte vërtetë fantastik, pasi niset me një vrull të jashtëzakonshëm që në momentin që ai ka topin nën kontroll, ndërsa më pas arrin që ta kalojë kundërshtarin e tij, ndonëse ishte disa metra pas.

https://twitter.com/MesutOzilClass/status/1052290960699285506

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online