Arturo Vidal zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Liverpulit. “Luftëtari” kilian ndihet i lumtur për rezultatin e arritur, por më shumë me faktin që ka në ekip një lojtar si Leo Mesi.
Përveç talentit unik dhe faktit që askush nuk e luan futbollin si ai, 31-vjeçari vlerëson edhe një cilësi tjetër të kapitenit. Më pas zhgënjimi që mban emrin Juventus. Vidal ka luajtur për 4 sezone me bardhezinjtë dhe sivjet i kishte menduar në finale.
Nuk ndodhi kështu, Ajaksi i la në shtëpi dhe diçka e tillë e ka befasuar jo pak lojtarin e Barcelonës.
“Leo është një futbollist i jashtëzakonshëm. Jo vetëm shënon dhe dhuron asiste, por na ndihmon shumë edhe në fazën defensive me presingun e tij. Fakti që luaj përkrah tij më bën të lumtur. Juventusi? Jam befasuar nga eliminimi i tyre. Isha i sigurt që Juvja do të mbërrinte në finale, por qëlloi një zhgënjim i madh”, përfundon Arturo Vidal.