PSG ka piketuar zëvendësuesin e Xhixhi Bufon. Legjenda italiane vendosi të rikthehet te Juventusi i tij, ndërsa kërkohet një tjetër portier me eksperiencë.
Sipas raportimeve të “Marca”, i preferuari i Leonardos dhe Tomas Tuhel është Kejlor Navas. 32-vjeçari nga Kosta Rika ka përfunduar zgjedhje e dytë te Real Madrid pas ardhjes së Tibo Kurtua dhe ky transferim i pëlqen shumë.
Kontrata me Realin i përfundon verën e ardhshme dhe palët janë shumë afër rënies dakord për shumën e kartonit. 20 milionë euro pritet të paguajë PSG në arkat e spanjollëve dhe akordi do i linte të gjithë të kënaqur.