Vetëm Liverpul dhe Ajaks, Murinjo zgjedh formacionin më të mirë!

Champions League është mbyllur, me Liverpulin që ngriti në qiell për herë të gjashtë në historinë e saj trofeun më të rëndësishëm europian për klube.

Siç ndodh në fund të çdo kompeticioni, zgjidhen edhe më të mirët dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe Zhoze Murinjo. Trajneri portugez ka zgjedhur 11-shen e tij për këtë edicion të UEFA Champios League.

Ajo që bie më së shumti në sy është se formacioni përbëhet nga Liverpuli dhe Ajaksi në pjesën dërrmuese, ndërsa vend ka dhe për Eriksen dhe Leo Mesin.

Alison Beker është në portë sipas Murinjos, teksa në mbrojtje dihen preferencat. Arnold dhe Robertson nga krahët, si dhe dyshja holandeze Van Dijk-De Ligt në qendër. Mesfusha është me tre, ku Van De Bek dhe De Jong përkrahen nga Eriksen.

Në majën e sulmit rikthehemi përsëri te Liverpuli me Mane dhe Salah, ndërsa për ta mbyllur është përzgjedhur Leo Mesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online