Vështirësia për t’u ambientuar me Simeonen, Grizman: Ju tregoj “udhërrëfyesin”

0

Antuan Grizman është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Atletikos së Madridit, por edhe kombëtares franceze. Sulmuesi ka vite në Madrid tashmë dhe në fund të sezonit të shkuar zyrtarizoi qëndrimin me Atletikon, pas spekulimeve të shumta që e shihnin të transferohej drejt Barcelonës.

Në një intervistë, lojtari francez ka zbuluar për mediat spanjolle, se fillimi i tij te Atletiko ishte shumë i vështirë, kjo më së shumti për shkakun e filozofisë së lojës që përdor Diego Simeone. Gjithsesi, Grizman pranon se shokët e ekipit e ndihmuan shumë, por mbi të gjithë veçoi një.

“Në fillim ishte shumë e vështirë që të përshtatesha me filozofinë e Simeones. Përfshinte shumë direktiva mbrojtëse, duhet të vrapoje shumë, por në fund me punë çdo gjë arrihet, normal dhe shokët e ekipit më ndihmuan shumë. Diego Godin ishte ai që më ndihmoi pak më shumë nga të tjerët”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.