PSG është treguar një klub aspak korrekt kur bëhet fjalë për lojtarë që duan të largohen nga kampionët e Frances. Rasti i Ben Arfa, Rabiot, Verratit dhe tani i Nejmar e tregojnë këtë fakt më së miri. Rasti i tanishëm, me yllin latin, që dëshiron të kthehet te Barcelona është ai që ka bërë bujën më të madhe.
Në mbrojtje të brazilianit këtë herë ka dalë Verrati. Edhe mesfushori ka pasur të njëjtën situatë një sezon më parë, me francezët që dolën fitues dhe nuk e lanë lojtarin italianin të largohet. Verrati mendon se nëse shoku i tij dëshiron të largohet, klubi nuk ka të drejtë ta ndalojë.
“Nuk kam dëgjuar se Nejmar ka kërkuar largimin, por mendoj se duhet të jetë i lirë ta bëjë këtë nëse dëshiron. Kur një futbollist me të vërtetë dëshiron të largohet, klubi duhet ta lërë të lirë. Pajtohem me kërkesat financiare për transferimin, por nuk mund të mbash një lojtar që dëshiron të largohet nga klubi”, u shpreh Verrati.