Federbet i turret sërish Kukësit

“Nuk kemi asgjë personale”, shkruan Federbet në Facebook paraditen e sotme, duke rinisur akuzat ndaj Kukësit, por duke theksuar se nuk ka asgjë ndaj futbollit shqiptar dhe Kukësit në veçanti, natyrisht duke marrë shkas nga padia që ka paralajmëruar presidenti Safet Gjici.

Nuk postojmë kurrë lajme për të ofenduar tifozët ose skuadra e tyre të preferuara. Ne të Federbetit nuk i ndajmë skuadrat sipas shteteve, kampionateve apo ndonjë kriteri tjetër. Ne thjesht vërejmë lëvizjet jashtëzakonisht të dyshimta të kuotave të basteve në gjithë botën e sportit (jo vetëm futboll).

Na pyesin shpesh a është e trukuar një ndeshje apo jo? Ne reagojmë dhe kontrollojmë gjithçka.

Natyrisht, bota e sportit është e mbushur me rezultate të papritura, por kjo nuk do të thotë që “ndeshja është trukuar për arsye bastesh”. Ne kontrollojmë kuotat dhe indeksi ynë është lëvizja e çuditshme e kuotave.

E përsëritim, nuk kemi antipati personale për futbollin shqiptar në përgjithësi, apo Kukësin në veçanti. Por duhet të themi se dje kapëm një tjetër luhatje të mëdha kuotash në ndeshjen e tyre.

Po flasim për miqësoren Dinamo e Moskës-Kukësi 6-0 dhe rënien e theksuar të kuotave që do të shënoheshin një numër i madh golash. Dikush priste vërtet golat e pestë dhe të gjashtë.

Edhe një herë, ne vërejmë kuotat. Të fajësosh Federbetin është shumë më e thjeshtë sesa të kuptosh problemin”, shkruan Federbet në postimin e vet.

Gjithsesi, sërish Federbet nuk i analizon kuotat në tërësi, nuk merr parasysh ecurinë e ndeshjes dhe ritmin e lojës, zëvendësimet dhe dominimin e njërës skuadër, ndërkohë që bastvënësit e kishin të lehtë të gjykonin, duke e parë ndeshjen Live në Youtube dje. Edhe nëse ka pasur një fluks anormal bastesh në fundin e ndeshjes, ai nuk ka arritur asnjëherë nivelet që alarmojnë tregun botëror të basteve, mjaton të evidentohet fakti që kuotat nuk shkojnë kurrë në nivelet qesharake që jemi mësuar të shohim kur ekipet shqiptare trukojnë ndeshjet (1.07, 1.15, 1.25, 1.35).

Sa për ilustrim, mjafton të shihet ecuria e kuotave në minutat 74-77: menjëherë pas golit të katërt të Dinamos, fitorja ruse 5-0 e lart kuotohej 1.62, pastaj për 3 minuta shkoi 2.64 dhe pastaj ra sërish menjëherë, shenjë e qartë se edhe vetë kompanitë e basteve nuk po shihnin një tendencë fikse në shumat e luajtura dhe reagonin duke ndryshuar kuotat me shpejtësi pas çdo shume të hedhur, herë pro Dinamos e herë pro Kukësit. Në fundin e takimit, kur Kukësi ishte me rezerva në fushë dhe dominimi i Dinamos ishte i dukshëm, u pa qartë që nëse kishte gol, do të vinte nga rusët, ndaj edhe tregu reagoi, duke parë që askush nuk kishte besim se Kukësi do të rezistonte pa pësuar gol për 16 minuta, pas rezultatit 4-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online