Vendimi final i PSG-së, merr fund bashkëpunimi me mbrojtësin

Tani është zyrtare. PSG dhe Dani Alvesh nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin midis tyre. Kontrata e brazilianit me kampionët e Francës përfundon ditën e fundit të këtij muaji dhe mbrojtësit të majtë do i duhet të gjejë një ekip të ri tashmë.

Lajmi u bë publik nga PSG, që deklaron me anë të një komunikate se klubi dhe lojtari brazilian kanë vendosur të mos rinovojnë kontratën midis tyre.

36-vjeçari u transferua te PSG në korrik të vitit 2017, duke ardhur si një lojtar i lirë nga Juventusi. Dani Alvesh fitoi dy kampionate, një Kupë France dhe një Kupë Lige me ekipin francez.

E ardhmja e tij mund të jetë Premier Liga ose Barcelona, aty ku kaloi vitet më të bukura të karrierës dhe fitoi çdo trofe të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online