Veliu: Duhet të kishim më shumë pikë, e vështirë me Teutën

Flamurtari mori tre pikë me vlera ndaj Tiranës, ndërkohë që tanimë vlonjatet po përgatiten për ndeshjen e radhës me Teutën. Trajneri Daja pritet që ta ketë më të plotë grupin e futbollistëve në dispozicion, pasi Albi Alla e ka kaluar dëmtimin dhe po rifiton formën maksimale.

Në takimin kundër kryeqytetasve në fushë nga minuta e parë ishte edhe Franc Veliu. Mbrojtësi vlonjat ka folur pas triumfit me bardheblutë, si dhe komenton ndeshjen e radhës me Teutën në shtëpi.

“Duhet të ishim më lart me pikë. Me Teutën është ndeshje e vështirë, ata janë një ekip për t’u vlerësuar, kanë lojtarë mjaft interesantë. Duam të bëjmë një ndeshje sa më të fortë dhe të bukur”, ka thënë mes të tjerash Veliu në “RTSH Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online