Vecaj tek Dinamo e Zagrebit

Edhe pse Vllaznia nuk është aty ku mbështetësit kuqeblu dëshirojnë, Shkodra vijon që të prodhojë talente. Pas sulmuesit Rubin Hebaj që u transferua tek sllovenët e Domzhales, duket se një tjetër prodhim i akademisë shkodrane është gati që të bëjë hapin e madh në karrierë. Uendi Vecaj do të ketë mundësinë që të shfaqë vlerat e tij në një nga klubet më të mëdha në Ballkan, Dinamo e Zagrebit, ku do të provohet në një periudhë 10 ditore. Siç bëhet e ditur dhe nga njoftimi i klubit të Vllaznisë, falë bashkëpunimit të dy klubeve është arritur marrëveshja.

“Hidhet hapi i parë i bashkëpunimit mes  Vllaznisë dhe klubit shumë të njohur kroat, Dinamo e Zagrebit. Falë këtij bashkëpunimi  profesional mes drejtuesve të dy klubeve, sapo është mundësuar një stazh punë për një nga lojtarët e talentuar të Vllaznisë. Bëhet fjalë për të talentuarin Uendi Vecaj, i cili sot ka mbërritur në Kroaci, ku edhe do të ketë fatin të stërvitet dhe testohet për një periudhë dhjetë ditore pranë Dinamos së Zagrebit. Shpresojmë e urojmë që bashkëpunime të tjera të vazhdojnë e të rrisin edhe më tej marrëdhëniet shoqërore e profesionale mes Vllaznisë dhe klubit kroat”, përfundon njoftimi në faqen e Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online