Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ishte pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Shkodrani analizoi skenat e dhunës të shfaqura së fundmi në Superiore dhe përballjen midis Kukësit e Partizanit, ku nuk i kurseu kritikat për lojtarë si Cuculi dhe Shkurtaj.
“Futbollit shqiptar ju i bëni shumë reklamë për atë që jep. Këtu ne flasim për dhunë. Dhuna ekziston në shoqëri. Çka ndodh në shoqërinë, ndodh në stadiume. Është pjesë e edukatës. Në këtë vend funksionon ligji i të fortit. Një mik më tha: ‘Në Shqipëri nuk është a lejohet apo nuk lejohet, por a mundesh apo nuk mundesh’. Çdo gjë bëhet nëse mundesh. Këtë gjykojeni vetë pastaj. Këtu gjërat bëhen me vetëdije. I bwni reklame futbollit shqiptar, si të jetë Premier Liga angleze”.
“Prisja Kukësi më agresiv, që të luante për gjithçka, fitore ose humbje. I mungonte sulmi i vërtetë. Sulmuesi i tyre (i referohet Shkurtajt) një lojtar i thjeshtë, pa ato vlera që trumbetohet. Qendërmbrojtësit nuk patën shpejtësinë dhe agresivitetin e duhur. Uilliam shikohej se kishte vlera. Në mesfushë ishin disi më mirë. Partizani luan njëlloj, mbrohet mirë. Edhe atyre u mungon një sulmues kryesor, që mund ta çojë më lehtë te goli. Ishte një ndeshje e luftuar deri në atë pikë që mua nuk më kënaqi. Rastet ishin të pakta. Golit i Rexhinaldos ishte një vlerë e asaj ndeshjes, si dhe Asani me lëvizshmërinë e tij. Kukësi kishte një mbrojtje të lodhur. Krasniqi ishte shumë i ngadaltë, Cuculi nuk është më ai që ka qenë te Partizani”.
“Kam qenë tifoz i çmendur i Partizanit. Isha tifoz i Ferit Rragamit. E ndiqja në Shkodër atëherë. Kam qenë i vetmi në tribunë, që kur ai i shënoi gol Vllaznisë, kam festuar”.
GREZDA – “Grezda dje nuk ishte as në 18-she. Ka bërë një lëvizje të madhe, në një futboll tepër të vështirë. Vjen nga futbolli kroat, që luhet në një klime tjetër. Nga një shtet me 300 ditë me diell, kalon në një vend që ka 300 ditë me shi. Është e vështirë. Nuk është përshtatur si duhet. Tani atje pozitat nuk janë të mira as për Stiven Xherard. Kanë bërë shumë blerje dhe janë eliminuar edhe nga Kupa”.