Vardi zbulon: Si i bëra të heshtnin tifozët e Totenhemit

0

Xhimi Vardi vendosi të japë dorëheqjen nga Kombëtarja e Anglisë. 31-vjeçari e mbylli eksperiencën me “Tre Luanët” dhe e shpjegoi kështu vendimin e marrë: “Sa vij e po plakem dhe trajneri dëshiron që t’i japi akoma më shumë mundësi lojtarëve të rinj, diçka kjo që do t’i vijë në ndihmë kombëtares në të ardhmen siç ndodhi dhe në Botëror. Kështu që i thashë trajnerit se do të ishte më mirë që të ndanim rrugët.”

Sulmuesi, i cili hyri në histori me Lester Sitin e tij, ka folur për “The Guardian” ku zbulon një detaj të rëndësishëm që i ka ndodhur në stadiumin e Totenhemit. Ai  nuk ngopet kurrë dhe shpjegon lidhjen e tij të veçantë me golin.

Unë makth për kundërshtarët? Ka shumë tifozë të ekipeve rivale që abuzojnë me mua, por unë u përgjigjem me golat e mi. Sezonin e kaluar fansat e Totenhemit këndonin për gruan time, por unë shënova gol dhe që nga ai moment e deri në fund të ndeshjes, ata nuk nxorën më asnjë fjalë nga goja…Nëse kam katër shanse për gol dhe shënoj vetëm një, studioj tre rastet e humbura për për t’u qartësuar se çfarë duhet të bëja për t’i konkretizuar. Jam gjithmonë shumë autokritik dhe dua të shënoj në çdo mundësi që më jepet”, përfundon sulmuesi i Lester Sitit, ekip me të cilin Vardi fitoi Premier Ligën në vitin 2016 dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.