Goli i Markus Rashford i dhuroi fitoren Mançester Junajtid në një transfertë të vështirë si ajo e Leister Sitit. “Djajtë e Kuq” janë ngjitur në vendin e pestë me 48 pikë, duke parakaluar Arsenalin dhe tashmë Çelsi i vendit të katërt është vetëm 2 pikë larg.
Pogba me shokë ndodhen në një formë shumë të mirë dhe kjo është fitorja e shtatë në kampionat në tetë ndeshjet e zhvilluara me Solskjaer në stol.
Një episod i veçantë ka ndodhur në fundin e ndeshjes me protagonist Klod Puel dhe Xhejmi Vardi, siç raporton anglezja “The Mirror”. Trajneri i “dhelprave” u ka zgjatur dorën lojtarëve kundërshtarë, ndërsa është ndalur të bisedojë pak me Pol Pogba.
Të dy janë francezë dhe kanë shfrytëzuar momentin për të shkëmbyer ndonjë fjalë me njëri-tjetrin, por diçka e tillë nuk i pëlqyer bomberit Vardi.
I mërzitur nga humbja dhe ndonjë rast i pashfrytëzuar, 32-vjeçari i është drejtuar shokut të tij Rikardo Pereira me fjalët: “Po ky pse po flet me ta, çfarë shk****ate!” Një moment i tillë nuk u ka humbur tifozëve, të cilët kanë nxituar për ta bërë publik në rrjetet sociale episodin e ndodhur.
Vardy not happy looks like he’s calling Puel a knobhead pic.twitter.com/3hFDtxV77U
— Matty Alley (@AlleyMatty) February 3, 2019