Vardi “fik” Çelsin, Sarri gjen zgjidhjen te… psikologu!

Çelsi i bukur dhe fitues i javëve të para është venitur dhe djemtë e Mauricio Sarrit ndodhën në një minikrizë. Më shumë psikologjike se sa fizike, apo teknike. Humbja e fundit në shtëpi përballë Leisterit ishte e treta në gjashtë javët e fundit dhe diferenca me Liverpulin kryesues ka shkuar në 11 pikë.

Trajneri italian ka marrë një nismë siç raporton “The Sun”, duke ofruar një psikolog afër ekipit. Sarri është i bindur që lojtarët kanë nevojë për një psikolog, pasi parametrat fiziko-taktikë të ekipit janë të mira.

Kam patur një psikolog sportiv në Itali përpara 15 vitesh, por ishte e vështirë pasi klubet nuk ishin gati atëherë për një gjë të tillë… Por, tani mund të flasim dhe bisedojmë, pse jo? Shkaku pse humbëm me Leisterin nuk ishte gjendja jonë fizike. Ishim vendosur shumë mirë në fushë për 55 minuta, por pasi pësuam golin u fikëm. Kështu që mendoj se ekziston një tjetër arsye. U befasuam dhe u tronditëm nga goli i Vardit, kaluam në konfuzion mental. Duhet të vazhdonim të luanim siç po bënim para golit, pasi kishte kohë për të rikuperuar”, përfundon italiani i “Bluve të Londrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online