Vangjeli përqafon sërish Skënderbeun dhe ka një mesazh për të rinjtë

0

Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, ka dalë sot para mediave, për të folur pas kthimit te Skënderbeu, sepse ka firmosur kontratën e re, duke qëndruar në shtëpi, edhe pse mendoi gjatë largimin për në Greqi.

“Situata e krijuar rreth klubit nuk ishte aspak e mirë, pas vendimit marrë në CAS për mospjesëmarrje në kupat e Europës. Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar për ekipin dhe shpresoj që në muajt e ardhshëm të rikthehet buzëqeshja dhe të vijojë puna në këtë klub, që synon të jetë gjithmonë në majë.

Personalisht, e kam pasur mjaft të vështirë të marr një vendim për të qëndruar ose jo në Korçë, por gjithçka varej prej familjes sime, që ka bërë sërish një sakrificë duke më qëndruar pranë.

“Me presidentin Takaj kam pasur që në fillim një marrëdhënie shumë korrekte, ai i di vlerat e mia dhe gjithnjë jam treguar i ndershëm me të. Ai më ka qëndruar gjithnjë pranë, duke më mbështetur në vendimet e mia. Duke qenë se sezoni ka nisur dhe nuk duhet të mbetem pas me stërvitjen, u takova me presidentin dhe arritëm marrëveshjen për rikthimin, jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kanë mbajtur peshën më të madhe në ekip.

“Janë larguar disa lojtarë shumë të rëndësishëm dhe ndoshta kjo do të ndikojë pak, por merkatoja nuk ka mbaruar dhe besoj se do afrohen lojtarë të tjerë që do na ndihmojnë dhe do rikthejnë grupin e kompletuar që Skënderbeu ka pasur gjithmonë. Për lojtarët e rinj është një mundësi e artë që do të përfaqësojnë Skënderbeun, duhet ta kapin dhe ta shtrëngojnë fort këtë shans, sepse nuk të vjen çdo ditë kjo mundësi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.