Van Basten mbush 54 vjeç, Milani dhe Ajaksi i bëjnë urimin special

Marko Van Basten mbush sot 54 vjeç. Karriera e sulmuesit holandez njeh vetëm dy klube, Ajaksin dhe Milanin, ku ka shënuar 277 gola (153 për Ajaksin, 125 për Milanin). Të dy klubet përgatitën nga një urim special, që e shpërndanë në rrjetet sociale.

Ajaksi e uroi sulmuesin duke i kujtuar një gol akrobatik, që Van Basten ka shënuar për skuadrën  nga Amsterdami. Urimi i Milanit ishte më i veçantë, pasi për 54-vjeçarin ishte përgatitur një video përmbledhëse e 10 golave të tij më të bukur me fanellën e kuqezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *